“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullahu ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më tha: “Më lexo Kuran!” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, të të lexoj ty, ndërkohë që ty të ka zbritur?!” Ai tha: “Po.” Kështu, ia lexova suren Nisa, derisa arrita tek ajeti: “Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitar për çdo popull, e ty do të të sjellim dëshmitar për ta?!”, (Nisa, 41) e në atë rast më tha: “Mjaft tani!” Kur e ngrita kokën, pashë se i lotonin sytë.””