“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Abdulmelik ibn Mejsera, e ky nga Nezal ibn Sebra se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova një burrë duke lexuar një ajet ndryshe nga ajo që e kisha dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke e lexuar. Sakaq, e mora për dore dhe shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili tha: “Të dy e keni mirë. Lexoni!” Shuëbe thotë: “Më duket se ka thënë: “Ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar pasi janë përçarë.””