“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Atai tregon: “Me Ibn Abasin morëm pjesë në xhenazen e Mejmunës në Serif (emër vendi). Ibn Abasi tha: “Kjo është gruaja e Pejgamberit ﷺ. Kur ta ngrini tabutin e saj, mos e lëkundni, mos e dridhni dhe tregohuni të kujdesshëm (mos shpejtoni). Pejgamberi ﷺ kishte nëntë gra. Prej tyre, tetë grave ua ndante netët, kurse njërës jo.””