“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Salih ibn Salih Hemdaniu, e këtij i ka treguar Shabiu, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo burrë që posedon robëreshë, të cilën e mëson dhe edukon në formën më të mirë, pastaj e liron dhe martohet me të, i tilli shpërblehet dy herë. Çdo njeri, ithtar i Librit , që e ka besuar pejgamberin e vet dhe më beson mua, i tilli shpërblehet dy herë. Çdo rob që kryen detyrat ndaj zotërisë së vet, si dhe ndaj Zotit të tij, i tilli shpërblehet dy herë.” Pastaj, Shabiu, njëri prej transmetuesve të këtij hadithi, i tha nxënësit të tij: “Merre këtë hadith pa ndonjë mund të madh, ndërsa më herët njerëzit udhëtonin deri në Medinë për diçka edhe më të vogël se kjo.” Ebu Bekri ka transmetuar nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Burde, e ky nga i ati se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E liron atë, e pastaj ia jep mehrin.””