“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, se Busër ibn Seidi tregon se Zejd ibn Halidi e dërgoi atë tek Ebu Xhuhejmi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ta pyetur nëse kishte dëgjuar diçka prej të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth atij që i kalon përpara namazliut. Ebu Xhuhejmi i tha: “Po, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur të dinte ai që kalon përpara namazliut (mes tij dhe sutrës) se me çfarë mëkati ngarkohet, do të ishte më mirë të priste dyzet sesa t'i kalonte përpara.” Ebu Nadri ka thënë: “Nuk di a përmendi: dyzet ditë, muaj apo vjet.””