“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar martesën e llojit shigar. Martesa e llojit shigar nënkupton: ta martojë vajzën me dikë, me kusht që ai ta martojë vajzën e tij me të, pa u dhënë mehër nuseve.”