“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Merhumi se Thabit Bunaniu tregon: “Teksa po qëndroja me Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ku ndodhej edhe një nga bijat e tij, ai tha: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia propozoi vetveten (për martesë), duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut, a ke nevojë për mua?” Atëherë, e bija e Enesit tha: “Sa e paturp! Turp i qoftë! Turp i qoftë!” - Ajo është më e mirë se ti. Lakmoi në Pejgamberin ﷺ, andaj ia propozoi vetveten, - i tha Enesi.””