“Ahmed ibn Mikdami na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim me Pejgamberin ﷺ, një grua erdhi dhe ia propozoi vetveten. Pejgamberi ﷺ e shikoi poshtë e lart, por nuk i pëlqeu. Njëri nga shokët e tij tha: - O i Dërguari i Allahut! Martoje me mua! - “A ke diçka për t'i ofruar (për mehër) ?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam asgjë! - “As dhe një unazë hekuri!?” - As unazë hekuri, por po e ndaj këtë xhyben time në dysh dhe po ia jap gjysmën, - tha ai. - “Jo”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ: - “A di diçka përmendsh nga Kurani?” - Po. - “Shko! Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””