“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Abdurrahmani dhe Muxhemiu, të dy bijtë e Jezid ibn Xharijes, se Hansa bint Hidham Ensarja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se babai i saj e martoi duke qenë e ve, gjë me të cilën ajo nuk u pajtua. Kështu, shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili e anuloi kurorën e saj.”