“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton rrëfimin e Omer ibn Hatabit, pasi Hafsa kishte mbetur e vejë, i cili rrëfen: “E takova Ebu Bekrin dhe i thashë: “Nëse do, po ta jap Hafsë bint Omerin për grua.” Pas disa netësh pritjeje, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe e kërkoi dorën e saj. Kur Ebu Bekri më takoi pas kësaj, më tha: “Gjëja e vetme që më pengoi të të përgjigjem ishte fakti se i Dërguari i Allahut ﷺ e pati përmendur Hafsën. Nuk desha ta përhap sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Sikur ta linte ai, unë do ta pranoja.” Transmetimin e Shuajbit e fuqizojnë Junusi, Musa ibn Ukbe dhe Ibn Ebu Atiku nga Zuhriu.”