“Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit se Ibn Shihabin e pyeti djali i vëllait të vet: “A ka diçka që e ndërpret namazin?” Ai tha: “Asgjë nuk e ndërpret namazin. Më ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej natën për t'u falur, ndërkohë unë isha e shtrirë mes tij dhe kiblës, në shtratin tonë të përbashkët.””