“Ali ibn Abdullah ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Haxhaxh ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Përgjigjjuni kësaj ftese (dasmës) , nëse ftoheni.” Nafiu shton: “Abdullahu i përgjigjej ftesës në dasmë dhe ftesave të ngjashme, edhe kur ishte agjërues.””