“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Ebu Usejd Saidiu u martua, e ftoi Pejgamberin ﷺ me shokë. Ushqimin e përgatiti dhe ua shtroi gruaja e tij, Umu Usejdi. Gjatë natës, ajo kishte futur ca hurma në një enë guri me ujë dhe, kur Pejgamberi ﷺ e mbaroi ushqimin, ajo e përzjeu pijen e i shtiu atij (për të pirë), për t'ia ëmbëlsuar gojën.””