“Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë (duke vazhduar hadithin paraprak): “... Po ju porosis të silleni mirë me gratë, sepse ato janë krijuar prej brinjës, kurse gjëja më e lakuar në brinjë është pjesa e sipërme e saj. Nëse tenton ta drejtosh, do ta thyesh, e, nëse e lë, ajo mbetet e shtrembër. Andaj, po ju porosis të silleni mirë me gratë.””