“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sa keq! Na barazuat me qentë dhe gomarët. Unë qëndroja shtrirë mes të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe kiblës teksa ai falej. Kur donte të binte në sexhde, m'i prekte këmbët, andaj unë i tërhiqja.””