“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gruas nuk i lejohet të agjërojë (vullnetarisht) në prani të burrit të saj, përveçse me lejen e tij. Ajo të mos lejojë askënd të hyjë në shtëpi, përveçse me lejen e tij. Dhe, nëse ajo jep lëmoshë pa urdhrin e tij, atij i takon gjysma e shpërblimit.” Këtë e ka transmetuar edhe Ebu Zinadi nga Musai, e ky nga i ati, e ky nga Ebu Hurejra, përkitazi me agjërimin.”