“Jusuf ibn Rashidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ejubi dhe Halidi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Prej sunetit është që, kur burri martohet me një beqare, të qëndrojë tek ajo shtatë net (rresht), nëse ai ka nën kurorë edhe një grua tjetër, e, kur të mbarojë kjo periudhë, ua ndan netët secilës. Ndërkaq, kur martohet me të ve, të qëndrojë tek ajo tri net (rresht), nëse ai ka nën kurorë edhe një grua, e pastaj ua ndan netët.” Ebu Kilabe thotë: “Sikur të doja, mund të thosha se Enesi e transmeton nga Pejgamberi ﷺ.” Abdurrezaku ka thënë: “Na ka rrëfyer Sufjani nga Ejubi dhe Halidi, ku Halidi thotë: “Sikur të doja, mund të thosha se Enesi e transmeton nga Pejgamberi ﷺ.””