“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon : “Gjatë sëmundjes së vdekjes, i Dërguari i Allahut ﷺ pyeste: “Ku jam nesër? Ku jam nesër?” - duke shpresuar ditën time. Kështu, gratë e tij i dhanë leje që të qëndrojë ku të dojë, ndaj ai qëndroi në shtëpinë time derisa vdiq. Ai vdiq në ditën time sipas rendit, në shtëpinë time. Allahu ia mori shpirtin teksa kokën e kishte mes gjoksit dhe prehrit tim. Pështyma e tij u përzje me pështymën time.””