“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Hishami, e ky nga Fatimja se Esma. [t]: Muhamed bin Muthena më ka thënë, na ka thënë Jahjai, e ky nga Hishami, e ky nga Fatimja se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, unë kam një shemër, andaj a kam mëkat nëse shtirem se burri më ka dhënë diçka, që realisht nuk më ka dhënë?” - “Ai që shtiret (se ka) për atë që nuk e ka është sikurse ai që vesh rroba për të mashtruar”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”