“Jahja transmeton se Ebu Seleme i ka treguar nga Ebu Hurejra, e ky e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ; [t]: Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu bëhet xheloz (siç përkon me madhështinë e Tij). Xhelozia e Tij manifestohet atëherë kur besimtari i hyn një pune që Allahu e ka ndaluar.””