“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abad ibn Abadi, e ky nga Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Delegacioni i Abdulkajsit erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Ne jemi pjesëtarë të fisit rebia dhe nuk po mund të vijmë te ti, përveçse në muajt e shenjtë. Andaj, na urdhëro diçka konkrete, të mësojmë nga ti dhe t'i njoftojmë të tjerët. Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera: 1. Besimin në Allahun (që është): të deklaruarit se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut; 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit dhe 4. Të ma jepni një të pestën e presë së luftës. Jua ndaloj përdorimin e enës prej kungullit, shtambës, koritës dhe varelës (për fermentimin e mushtit) .””