“Ferve ibn Ebu Magrai na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, Sevda bint Zema doli jashtë. Kur, ja, Omeri e pa dhe e njohu, andaj i tha: “Për Allahun, ti je, oj Sevdë! Nuk mund të fshihesh prej nesh.” Ajo u kthye te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë, e ai ishte në shtëpinë time duke darkuar. Në dorë kishte një asht, ndërkohë i zbriti (shpallja) e, pasi i përfundoi, tha: “Ju është lejuar juve (grave) që të dilni për nevojat tuaja.””