“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Xhaxhai im nga qumështi erdhi dhe më kërkoi leje (që të hyjë tek unë), porse unë nuk i dhashë leje pa e pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ. Kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, unë e pyeta për këtë, e ai më tha: - “Ai është xhaxhai yt, andaj jepi leje.” - Por, o i Dërguari i Allahut, mua më ka dhënë qumësht gruaja, e jo burri? - i thashë. - “Ai është xhaxhai yt, andaj le të hyjë te ti”, - më tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Aishja shtoi: “Ky rast ishte pasi u obligua mbulesa. Me gjidhënie ndalohet ajo që ndalohet me lindje (gjenealogji).””