“Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sulejmani, i biri i Davudit ﷺ, ka thënë: “Sonte do të bëj marrëdhënie me njëqind gra, që secila të më lindë nga një djalosh, i cili do të luftojë në rrugën e Allahut.” Meleku i tha: “Thuaj “inshallah (vetëm nëse Allahu do)”. Por, ai nuk tha dhe harroi. Ai bëri marrëdhënie me të gjitha prej tyre, por asnjëra prej tyre nuk lindi, përveç njërës, e cila lindi një gjysmë njeriu. Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur të kishte thënë “inshallah”, nuk do të dështonte dhe do të ishte më afër t'i plotësohej dëshira.””