“Musededi transmeton nga Hushejmi, e ky nga Sejari, e ky nga Shabiu se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa ishim duke u kthyer me të Dërguarin e Allahut ﷺ prej një beteje, unë shpejtova me një deve të ngadalshme timen. Një kalorës pas meje më arriti. Kur, ja, ai ishte i Dërguari i Allahut ﷺ dhe më tha: “Çka po të ngut?” - Jam martuar rishtas, - i thashë. - “Me beqare je martuar apo me të ve?” - më pyeti. - Me të ve. - “Pse nuk e ke marrë të re, që ti të dëfrehesh me të dhe ajo të dëfrehet me ty?” Kur u afruam dhe deshëm të hyjmë (në Medinë), Pejgamberi ﷺ tha: “Pritni! Mos hyni, derisa të vijë mbrëmja, ashtu që të krihet e pakrehura dhe të rruhet ajo që i ka munguar burri.” Transmetuesi thotë: “Një i besueshëm më ka treguar në lidhje me këtë hadith (se Pejgamberi ﷺ ka thënë edhe): “Menjëherë mësyja ta lësh shtatzënë, o Xhabir!””