“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Enes ibn Sirini se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E shkurorëzova gruan time sa ishte me menstruacione. Kështu, Omeri i tregoi Pejgamberit ﷺ e ai tha: “Le ta kthejë gruan!” Enes ibn Sirini pyeti: “A llogaritet (shkurorëzim)?” - Po, e çka tjetër!? - tha Ibn Omeri. Katadja transmeton nga Junus ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Omeri (se Pejgamberi ﷺ tha): “Urdhëroje ta kthejë gruan.” Junus ibn Xhubejri pyeti: “A llogaritet (shkurorëzim)?” - Çfarë thua nëse është i paaftë dhe i pamatur, - tha ibn Omeri.””