“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Ismaili, e këtij i ka treguar Amiri se Mesruku tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për zgjedhjen (vazhdimin e kurorës ose shkurorëzimin), e në atë rast ajo tha: “Pejgamberi ﷺ na e ka mundësuar zgjedhjen. Vallë, paska qenë shkurorëzim?!” Mesruku shtoi: “Pasi gruaja ime të më ketë zgjedhur mua, unë nuk mërzitem nëse ia mundësoj asaj të zgjedhë, një apo njëqind herë.””