“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri e shkurorëzoi gruan e tij, e pastaj ajo u martua me një burrë tjetër, i cili po ashtu e shkurorëzoi, sepse kishte organ (të vogël) sikurse një cep rrobe dhe nuk arriti t'i përmbushë nevojat e saj. Pasi ai e shkurorëzoi, ajo shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, burri im më shkurorëzoi (me shkurorëzim të pakthyeshëm), e pas tij u martova me një burrë tjetër, por, kur hyri tek unë, ai kishte (organin) sikurse një cep rrobe, rrjedhimisht më është afruar vetëm një herë, pa arritur të bëjë marrëdhënie me mua. Prandaj, a i lejohem burrit tim të parë?” I Dërguar i Allahut ﷺ i tha: “Nuk i lejohesh burrit të parë pa i shijuar burri tjetër marrëdhëniet intime me ty dhe pa i shijuar ti me të.””