“Muhamed ibn Abdullah ibn Mubarek Muharimiu na ka thënë: Na ka treguar Kurad Ebu Nuhu, e këtij i ka treguar Xherir ibn Hazimi nga Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gruaja e Thabit ibn Kajs ibn Shemasit vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk kam vërejtje në fenë e as në moralin e Thabitit, mirëpo po i frikohem kufrit (mohimit).” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “A ia kthen kopshtin e tij?” - Po, - tha ajo. Kështu, ajo ia ktheu kopshtin, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e urdhëroi burrin e saj ta divorcojë dhe ai e lëshoi.””