“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Jahja ibn Seidi se Jezidi, i çrobëruari i Munbeithit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ u pyet për delen e humbur, u përgjigj: “Merre, sepse ja e merr ti, ja vëllai yt , ja i mbetet ujkut.” Ndërkaq, kur u pyet për devenë e humbur, u zemërua, saqë iu skuqën mollëzat dhe tha: “Ç'ke ti me të, kur ajo i ka me vete shputat dhe rezervarin me ujë, pi ujë dhe kullot pemë, derisa ta gjejë pronari i vet.” E, kur është pyetur për gjënë e humbur, ka thënë: “Mbaje në mend mirë qesen dhe lidhësen e saj , pastaj njofto për të ndër njerëz për një vit rresht. Nëse pronari paraqitet (jepja) , përndryshe përzije me pasurinë tënde.” Sufjani ka thënë: “E takova Rebia ibn Ebu Abdurrahmanin, porse prej tij nuk mbaj në mend diçka tjetër pos kësaj; andaj thashë: “E ke parasysh hadithin e Jezidit, të çrobëruarit të Munbeithit, në lidhje me kafshën e humbur, a është prej Jezid ibn Halidit?” Tha: “Po.” Jahjai ka thënë: “Rebia transmeton nga Jezidi, i çrobëruari i Munbeithit, e ky nga Zejd ibn Halidi.” Sufjani ka thënë: “Ndërkohë e takova Rabian dhe ia transmetova.””