“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Xhebele ibn Suhejmi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Muaji është kaq, kaq e kaq.” Pra, tridhjetë (ditë). Pastaj tha: “Por, është edhe kaq, kaq e kaq.” Pra, njëzet e nëntë ditë. Njëherë tha se është tridhjetë, herën tjetër tha se është njëzet e nëntë ditë.”