“Jahja ibn Kazea na ka thënë: Na ka treguar Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, më ka lindur një djalë i zi! - “A ke ndonjë deve?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - tha ai. - “Çfarë ngjyre janë?” - Të kuqe. - “A ka prej tyre të përhitur?” - Po. - “E kjo, nga na ardhka!?” - Mbase mund të jetë nga loza (damar i racës), - tha ai. - “Atëherë, edhe djali yt ndoshta i ka ngjarë lozes ”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””