“Abdullah ibn Abdulvehabi më ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ejubi, e ky nga Hafsa se Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Për të vdekurin na ndalohej të mbanim zi më shumë se tri ditë, përveç burrit, për të cilin mbahej zi katër muaj e dhjetë ditë. Nuk përdornim kuhlin, as parfumin dhe nuk vishnim rroba me ngjyra, përveç një lloj rrobe jemenase. Mirëpo, kur pastroheshim nga menstruacionet, na lejohej të përdornim parfum në sasi të vogël (aq sa të mënjanohej era e rëndë), si dhe na ndalohej përcjellja e xhenazes.””