“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Amir ibn Sadi se Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më vizitonte kur isha i sëmurë në Mekë. Njëherë, i thashë: “Kam ca pasuri, kështu që a ta lë të tërën lëmoshë?” - “Jo”, - tha ai. - Po gjysmën? - e pyeta. - “Jo”, - tha ai. - Po një të tretën? - e pyeta. - “Atëherë një të tretën, megjithëse edhe një e treta është shumë. T'i lësh trashëgimtarët të pasur është më mirë sesa t'i lësh të varfër e t'ua shtrijnë dorën njerëzve. Sado që të shpenzosh për ta, ajo do të jetë për ty lëmoshë, madje edhe për kafshatën që e vendos në gojën e tët shoqeje. Mbase Allahu do të të shërojë dhe do të ketë njerëz që do të përfitojnë prej teje, e disa të tjerë që do të vuajnë (prej teje) ”, - tha ai.””