“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi nga babai i tij. [t]: Ebu Zinadi transmeton nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gratë më të mira, që kanë hipur mbi deve, janë gratë kurejshe, - në një transmetim tjetër: gratë e devotshme kurejshe: ato janë më të buta për fëmijët dhe më të kujdesshme për pasurinë e burrit.” Po ashtu, kjo përmendet nga Muaviu dhe Ibn Abasi nga Pejgamberi ﷺ.”