“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve, e këtij i ka treguar Zejnebe bint Ebu Seleme se Gruaja e Pejgamberit ﷺ, Umu Habibja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se i ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, merre edhe motrën time për grua, të bijën e Ebu Sufjanit!” - “Vërtet të pëlqen kjo gjë?” - më pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, sepse, sido që të jetë, unë nuk jam gruaja jote e vetme, andaj ajo që më së shumti do të kisha dëshirë të më shoqëronte në mirësi është motra ime, - i thashë unë. - “Kjo nuk më lejohet”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Për Allah, ne po dëgjojmë se dëshiron të martohesh me Duranë, të bijën e Ebu Selemes? - i thashë. - “Të bijën e Umu Selemes?” - pyeti. - Po, - i thashë. Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo, edhe sikur të mos ishte nën kujdesin tim (nëna e saj është gruaja ime) , nuk do të më lejohej, sepse ajo është e bija e vëllait tim nga gjidhënia. Thuvejbja më ka dhënë gji mua dhe Ebu Selemes. Andaj, mos m'i propozoni vajzat e as motrat tuaja!” Urve thotë: “Thuvejbja ishte robëresha që e kishte liruar Ebu Lehebi.””