“Kutejbe na ka treguar se Maliku transmeton nga Is'hak ibn Ebu Talha se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Një rrobaqepës e ftoi të Dërguarin e Allahut ﷺ për të ngrënë një ushqim që kishte përgatitur.” Enesi thotë: “Shkova me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe, kur u ulëm, pashë se përpiqej t'i gjente copat e kungullit nëpër pjatë. Qysh prej asaj dite e pëlqej kungullin.” Omer ibn Ebu Seleme thotë: “Pejgamberi ﷺ më tha: “Ha me të djathtën!””