“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shtyjeni namazin e drekës derisa të freskohet (moti) , sepse të nxehtët e tepërt është pjesë e afshit të Xhehenemit.” Transmetimin e Omer ibn Hafsit e fuqizojnë Sufjani, Jahjai dhe Ebu Avane, të cilët transmetojnë nga Ameshi.”