“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Bushejr ibn Jesarin se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut ﷺ në vitin e Hajberit dhe, kur arritëm në Sahba, në periferi të Hajberit, i Dërguari i Allahut ﷺ kërkoi ushqim për të ngrënë, por i sollën vetëm çervish. Pasi hëngrëm, Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë, shpëlau gojën, e edhe ne e shpëlamë, pastaj na e fali akshamin dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin.””