“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Urve tregon: “Kur mblidheshin gratë me rastin e vdekjes së ndonjë anëtari të familjes, pasi ngriheshin për t'u shpërndarë, - në përjashtim të familjareve të afërta dhe mikeshave të ngushta, - Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, urdhëronte të vihej qull elbi në tenxhere dhe të zihej. Ndërkohë, bënin diçka si tavë me mish dhe qullin e elbit ia hidhnin sipër. Më pas, Aishja u thoshte: “Hani prej saj, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Qulli prej elbi (telbine) është qetësim për zemrën e të sëmurit: i largon një pjesë të mërzisë.””