“Abdullah ibn Muniri na ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Hatim Esh'hel ibn Hatimin, e këtij i ka treguar Ibn Avniu nga Thumame ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Bashkë me Pejgamberin ﷺ shkuam te një shërbëtor i tij, i cili ishte rrobaqepës. Ai na vuri përpara një tavë me mish e pastaj vazhdoi punën e tij. Pejgamberi ﷺ përpiqej t'i gjente copat e kungullit nëpër të, ndërkohë unë ia gjeja dhe ia vija përpara. Që nga ajo ditë e pëlqej kungullin.””