“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu, e ky nga Xhafer ibn Amër ibn Umeje Damriu se babai i tij Amër ibn Umeje Damriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke prerë mish nga shpatulla e deles dhe duke e ngrënë. Pastaj, me t'u thirrur për namaz, e lëshoi thikën dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin.””