“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Amri, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit, kur udhëtonim për në Medinë ﷺ, merrnim me vete mish kurbani.” Ndërkaq, Ibn Xhurejxhi thotë: “E pyeta Atain: “Vallë, mos ka thënë: “Derisa shkuam në Medinë?” - Jo, - u përgjigj Atai. Transmetimin e fuqizon Muhamedi nga Ibn Ujejne.”