“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi nga Rebia se Kasim ibn Muhamedi thotë: “Për shkak të Berirës patën zbritur tri dispozita: Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) deshi që ta blejë dhe ta lirojë atë, por familja e saj i thanë: “Merita e çrobërimit na takon neve. Atëherë Aishja ia tregoi këtë të Dërguarit të Allahut ﷺ e ai i tha: “Nëse do, vërua atyre kushtin, sepse, në të vërtetë, merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Kasimi thotë: “Pastaj ajo u lirua dhe iu ofrua mundësia e zgjedhjes midis qëndrimit nën kurorën e burrit të saj dhe ndarjes nga ai. Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në shtëpinë e Aishes, ndërkohë që në zjarr qëndronte një kazan që vlonte. Kërkoi ushqim dhe iu soll pak bukë dhe ngjëratë shtëpie. Në atë rast ai tha: “Sikur po shoh mish atje?” I thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut, porse ai është mish që i është dhënë si lëmoshë Berirës, e cila më pas na e dha neve si dhuratë.” Pejgamberi ﷺ tha: “Për të është lëmoshë, ndërsa për ne është dhuratë.””