“Abdurrahman ibn Shejbe na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ebu Fudejku nga Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë e shoqëroja të Dërguarin e Allahut ﷺ barkthatë. Nuk haja bukë cilësore e nuk vishja rroba të reja. Nuk më shërbente filani a filania. Shtrihesha përmbys në bark (nga uria). Pyesja ndokënd për ndonjë ajet, të cilin e dija, në mënyrë që të më ftonte për ushqim. Njeriu më i mirë për të varfrit ka qenë Xhafer ibn Ebu Talibi: na ftonte dhe na ushqente me atë që kishte në shtëpi, saqë nganjëherë na jepte strajcën e zbrazur, të cilën e shqyenim dhe lëpinim atë që kishte brenda.””