“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë ensar, i cili quhej Ebu Shuajb, i tha shërbëtorit të vet kasap: “Na përgatit pak ushqim, sepse dua ta ftoj të Dërguarin e Allahut ﷺ vetë të pestin. Pasi e ftoi të Dërguarin e Allahut ﷺ vetë të pestin, bashkë me ta vajti edhe një burrë. Pejgamberi ﷺ tha: “Ti na ftove ne të pestëve, porse ky burrë erdhi me ne. Andaj, nëse dëshiron, mund ta lejosh, e, nëse jo, mund ta lësh.” Ai tha: “Jo, po e lejoj.” Muhamed ibn Ismaili thotë: “Kur dikush është duke ngrënë në një sofër, nuk bën që të dërgojë ushqim te sofra tjetër, por ata mund t'i japin njëri-tjetrit brenda sofrës së tyre, ose ta lënë aty.””