“Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Xhad Ebu Othmani, e ky nga Enesi; [t]: Hishami transmeton nga Muhamedi, e ky nga Enesi se ...; [t]: Sinan Ebu Rebia transmeton se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejmi, përkatësisht nëna e tij, i bloi dy grushte elb dhe gatoi një pogaçe, së cilës i vendosi edhe pak salcë. Pastaj, më dërgoi te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte duke ndenjur me sahabët. Kur e ftova (për ushqim), më tha: “Kë tjetër pos meje?” Së këndejmi, u ktheva dhe i tregova se ai tha: “Kë tjetër pos meje?” Kështu, shkoi vetë Ebu Talhai dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Në të vërtetë, kemi pak ushqim të thjeshtë, të cilin e ka përgatitur Umu Sulejmi. Kur Pejgamberi ﷺ erdhi dhe ia sollën ushqimin, tha: “Thirri dhjetë persona të hyjnë brenda!” Kështu, ata hynë brenda dhe hëngrën derisa u ngopën. Pastaj, Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri dhjetë të tjerë!” Edhe këta hëngrën derisa u ngopën. Edhe për së treti Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri edhe dhjetë!” Kështu, derisa i numëroi dyzet burra. Në fund, hëngri edhe vetë Pejgamberi ﷺ dhe u çua. Unë mbeta duke shikuar nëse ushqimi ishte pakuar apo jo.””