“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa po mblidhnim fruta të kebathit me të Dërguarin e Allahut ﷺ në Merr Dhahran, tha: “Mblidhni këto të zezat, sepse janë më të mirat.” Të pranishmit pyetën: “Vallë, ke qenë bari delesh? Pejgamberi ﷺ u tha: “Posi. A ka ndonjë pejgamber që nuk ka qenë bari?!””