“Jahjai na ka thënë: E kam dëgjuar Bushejrin se Suvejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut ﷺ rrugës për në Hajber dhe, me të arritur në Sahba, e cila, siç thotë Jahjai, gjendet në periferi të Hajberit, ai kërkoi ushqim. I sollën vetëm pak çervish, të cilin e përzjemë mirë dhe e hëngrëm. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ kërkoi ujë dhe shpëlau gojën, gjë të cilën e vepruam edhe ne, dhe na e fali namazin e akshamit pa e ripërtërirë abdesin.” Sufjani ka thënë: “Sikur ta kesh dëgjuar prej vetë Jahjait.””