“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e falte namazin e ikindisë, ndërkohë rrezet e diellit vazhdonin të binin në dhomën time, para se të mbretëronte hija në të.” Maliku, Jahja ibn Seidi, Shuajbi dhe Ibn Ebu Hafsa e kanë përmendur hadithin me tjetër shprehje: “... ndërkohë Dielli ende nuk ishte larguar.””